» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
RUBRIKA \ Islami

Kerkoni ketu...

2010-01-22 14:41:32
Xhamija e madhe nė Tiranė, luks apo domosdoshmėri?
Rovena Tujani


 


  Shpeshherė, nė biseda dėgjohet po i njėjti shqetėsim qė duket sikur tė gjithė shqiptarėt njėzėri e shrehin: "Sikur tė kishim nė xhami tė madhe?!" Shtrohet pyetja: A ėshtė i drejtė ky pretendim i banorėve tė kryeqytetit? Ndėrtimi i njė xhamie tė madhe ėshtė njė nevojė, apo ēėshtje luksi?


            Nėse vėrejmė gjendjen e pėrgjithshme te Shqipėrise, vihen re disa statistika deri diku paradoksale. Vėrtetė mungon njė shifėr zyrtare e objekteve tė kultit nė Shqipėri, por komunitetet fetare deklarojnė objektet  dhe institucionet e tyre fetare. Pėrfaqėsuesit e komunitetit ortodoks thonė se zotėrojnė 425 objekte te kultit tė tyre. Pėrfaqėsuesit e besimit katolik deklaruan 694 institucione tė besimit tė tyre. Pėrfaqėsuesit e besimit islam deklarojne se nė Shqipėri janė 568 xhami dhe 70 tyrbe tė sektit bektashi.  

            

  "Multiple Indicator Cluster Survey", organizuar nga Instituti Kombėtar i Statistikave, INSTAT, pėr UNICEF-in  ishte e interesuar nė zbulimin e gjendjės shėndetėsore tė nėnave dhe fėmijėve. por ata kishin pėrfshirė gjithashtu edhe pyetje fetare pwr mė shumė se 5000 tė intervistuarve. Ata gjithashtu deklarojnė se 80% e Shqiptarve janė muslimanė. Vlen pėr t’u theksuar ky fakt, pasi pėrqindja zyrtare e muslimanve e publikuar disa vite mė pare ishte 70%. Me tė drejtė kėtu ngrihet njė shqetėsim, nė njė shoqėri qė kemi 80% muslimanė kemi vetėm 568 xhami dhe afro 1.119 kisha. 

               

   Problemi ynė nuk qėndron nė numrin e madh tė kėtyre kishave, por nė numrin e vogėl tė xhamive, qė ėshtė nė pėrpjestim tepėr tė zhdrejtė me pėrqindjen e popullsisė muslimane.  Sa mė shumė e studion kėtė cėshtje e kupton se nė c’gradė problematike ėshtė ky fenomen. Situata pėr Shqipėrinė dhe pėr banorėt e besimit musliman, ėshtė vėrtėt shokuese. Ndoshta dikush mund tė thotė me tė drejtė qė njė numėr tepėr i madh i shqiptarve, duke kryer njė migrim tė brėndshėm kanė lėvizur nga qytetet, fshatrat, rrethinat pėr nė kryeqytet dhe fokusi  duhet tė fillojė nė kryeqytet dhe studimi i cėshtjes po aty duhet tė nisė.


            Si paraqitet kjo situatė nė kryeqytet? Nė fakt kėtu gjendja ėshtė nė njė shkallė akoma mė tė lartė problematike. Ėshtė i mirqenė fakti qė kryeqyteti mban rekord tė numrit tė popullsisė krahasuar mė qytetet e tjera, dhe numri i xhamive ėshtė gati i papėrfillshėm nė kėtė raport. Vetėm nė disa nga rrugėt kryesore mund tė arrish tė identifikosh njė xhami. Xhamia e Et’hem Beut, e njohur nga banorėt si xhamia e qendrės, ėshtė xhami e bukur dhe me vlera tė mėdha historike, monument kulture gjithashtu, por hapsira e saj e vogėl tė trishton.


            Nėsė do e rishikojmė nė kontekstin e tė drejtave tė banorėve tė kėtij kryeqyteti, tė lihet pėrshtypja se kėrkesa dhe nevoja e 80% tė kėsaj popullsie ėshtė e pashqyrtuar me seriozitetin qė i nevojitet. Mund tė gjykojmė qė ky pretendim i besimtasimtarvė ėshtė i legjitimuar pasi vetė kushtetuta garanton lirinė fetare dhe nuk mund tė nėnkuptohet liria fetare pa kulte fetare. Neni 10/2 thuhet :” Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike. Neni 24/1). Liria e ndėrgjegjes dhe e fesė eshtė e garantuar. 2. Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe t\'i shfaqė ato individualisht ose kolektivisht, nė publik ose nė jetėn private, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve. 3)Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet tė marrė pjesė nė njė bashkėsi fetare ose nė praktikat e saj, si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij.  


            Nė Konventėn Europiane Tė Drejtave tė Njėriut nė nenin 9 thuhet:

1) Ēdokush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, tė ndėrgjegjes e tė fesė; kjo e drejtė nėnkupton lirinė pėr tė ndryshuar fenė ose besimin dhe lirinė, qoftė individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nėpėrmjet kultit, mėsimdhėnies, praktikave dhe kryerjes sė riteve.

2) Liria e shfaqjes sė fesė sė tij ose besimeve tė dikujt nuk mund t’i nėnshtrohet kufizimeve tė tjera, pėrveē atyre tė parashikuara nga ligji dhe qė pėrbėjnė masa tė nevojshme nė njė shoqėri demokratike nė interes tė sigurisė publike, pėr mbrojtjen e rendit publik, tė shėndetit ose tė moralit ose pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe tė lirive tė tė tjerėve”.


 

            Normalisht kjo kėrkesė duhet mirkuptuar, pasi njė pėrqindje kaq e lartė e banorėve tė kėtij shteti duhet mirėkuptuar dhe duhet marrė nė konsideratė, dhe tė mos lihet hije dyshimi, qė kemi tė bėjmė mė njė diskriminim tė kėrkesave tė muslimanve pasi ėshtė e ditur qė neni 18/2 shpreh :“Askush nuk mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose pėrkatėsia prindėrore’.
 
            Gjithashtu edhe nėse bėhet njė trajtim social dhe estetik tė kėsaj ēėshtjeje, mund tė themi qė e gjithė shoqėria pėrfiton nė ndėrtimin e njė xhamie tė madhe. Pasi nė kėtė mėnyrė do evitoheshin trotuaret afėr xhamive, ne ditėve tė premte, tė tejmbushura me besimtarė qė falen. Do evitohej edhe e falura e namazit tė Bajramit nė sheshin nė qendėr, nė njė ambjent absolutisht tė papėrshtatshėm, ku duhet tė shpresosh qė atė dite mos tė bjerė shi.

 
 
            Duke e marrė parasysh argumentat e shprehur mė sipėr, duke marrė parasysh faktin qė interesat e njė pėrqindje kaq tė lartė, mendoj se ėshtė tepėr e nevojshme tė shqyrtohet ky problem dhe tė merret nė konsideratė si dhe mė sė fundmi tė niset njė studim i denjė pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė kryeqytet. Organet kopetente pėrkatėse duhet tė nisin sensibilizimin dhe tė shyrtohet terreni i pėrshtatshėm, fondet dhe planimetria e duhur pėr tė vepruar. Por kjo gjė duhet tė niset sot dhe jo nesėr!


Vleresime:

Autori :


Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.

 
+ Vizion Islam + 2006

Copyright © 2005-2006 Andi Shima Edvin Iljazi. All rights reserved.