Ajo qė mund tė veēohet si e pėrbashkėta e kėtyre artikujve
ėshtė reduktimi i Evropės dhe Islamit. Nė njė anė paraqitet njė Evropė
si njė entitet i vetėm nė konsensus mbi ēėshtjen e integrimit tė
myslimanėve, pa debat e diskutime, pa komente e analiza, pa qėndrime
opozitare, e tėra e bashkuar nė njė zė tė vetėm nė konfirmimin e
pamundėsisė sė integrimit tė myslimanėve.
Nė anėn tjetėr paraqitet njė popullsi myslimane e cila mbart
tė njėjtat mėkate tė vėrteta apo tė supozuara prej qindra vjetėsh, prej
tė katėr anėve tė globit, e paarrirė, e paplotėsuar, e mangėt nė
akomodimin institucional tė fesė, njė masė popullsie e cila ėshtė e
njėzėshme nė rigorozitet fetare, pėr rrjedhim dhe e pamundur pėr t\'u
integruar.
Kushdo qė ka studiuar historinė e Islamit mund tė grishet tė
komentojė vetėm mbi vėnien nė dukje tė shpjegimeve tė ofruara historike
tė analistėve, qė ndėrmarrin t\'i sqarojnė lexuesit se si njė element
apo njė tjetėr i historisė, shpjegon kėtė apo atė aspekt tė problemeve
tė sotme. Kėshtu sipas ndonjė analisti, na del se sulltani i
Perandorisė Osmane pashkėsh qenė "Papa i myslimanėve".
Flitet pėr pamundėsinė e Islamit pėr tė zhvilluar njė
autoritet institucional centralizues, si ai i papatit pėr Krishtėrimin.
Do duhej vėnė nė dukje se Katolicizmi ėshtė vetėm njė nga degėt e
Krishtėrimit dhe se protestantė, koptė e ortodoksė lindorė, pėr tė
pėrmendur disa degė tė tjera tė Krishtėrimit, nuk njohin autoritetin e
papės.
Ndoshta do t\'u vlente analistėve edhe tė dinin se mungesa e
krijimit tė njė lloj papati apo kodifikimi centralizues fetar nė Islam,
nuk ėshtė aksident, por njė produkt i ndėrgjegjshėm i kundėrshtimit tė
themeluesve tė traditės islamike ndaj paradigmės sė imponimit tė njė
interpretimi ekskluziv mbi fenė.
Pluraliteti i kėndvėshtrimeve mbi Islamin nuk mund tė
shkaktojė mungesė integrimi tė myslimanėve, pėr sa kohė qė pikėtakimet
midis praktikave tė tyre fetare dhe shoqėrisė evropiane numėrohen
brenda limitesh konsensuale, tė cilat janė tė rregulluara plotėsisht si
nė shtete e Mbretėrisė sė Bashkuar.
Nė tė kundėrt, ajo qė paraqet diversitet kaotik dhe mungesė
reference ndaj njė sistemi unik referencial, duket se ėshtė Evropa, e
cila nė njė shtet pranon si tė ligjshme tė njėjtat shfaqje publike tė
praktikave islame, tė cilat i ndalon nė njė shtet tjetėr.
Por ėshtė dhe mė e habitshme kur lexon tė shqipėruar pėr
publikun njė nga politologėt mė tė njohur nė Itali, qė shpjegon
pamundėsinė e integrimit tė myslimanėve me vetėm njė fjali mbi
historinė e para 500 vjetėve nė Indi. Sipas politologut, intransigjenca
myslimane e 500 vjetėve nė Indi, solli nevojėn e krijimit tė shtetit
pakistanez!
Sė paku njė politolog do tė duhej tė dinte se pas 500 vjetėsh
tashmė ishin shtresėzuar forma tė reja identiteti qė lidhen me krijimin
e shtetit kombėtar, apo mund tė grishemi tė mendojmė se njė italian nė
kėrkim tė gjurmėve indiane tė pamundėsisė pėr bashkėjetesė, nuk do tė
na shpjegonte dot pse nė vendin e tij popullsia ėshtė fetarisht
homogjene, ekzistojnė lėvizje tė fuqishme separatiste. Kėtu historia e
Indisė sė 500 vjetėve mė parė, tė cilėn ai e tregon me njė fjali, nuk
do tė jepte shpjegime tė mjaftueshme.
E megjithatė, pati analistė shqiptarė qė panė njė menēuri
profetike tek ky vizion i habitshėm historie, duke na bėrė tė ditur se
pas ca vitesh edhe ne shqiptarėt do jemi duke lexuar tė njėjtin
artikull, pėr tė njėjtat probleme, tė shkruar nga njė shqiptar. E ky
ėshtė vėrtet lajm i keq.
Do mund tė pritej qė dikush tė kish vėnė nė dukje se njė
biznesmen i krishterė zviceran pas referendumit anti-minare ndėrtoi njė
minare mbi ēatinė e vet si shenjė proteste pėr votėn e bashkėkombėseve
tė vet.
Apo se ndėr myslimanėt e prekur nė Zvicėr janė edhe ata
shqiptarė, kur tė paktėn njė nga xhamitė e pakta tė Zvicrės ėshtė xhami
shqiptarėsh. Apo mund tė mendonim pėr belgėt qė votuan si deputeten e
tyre nė parlamentin belg njė myslimane me origjinė turke qė mban nė
kokė shaminė.
Por mbi tė gjitha do shpresonim se analistėt do tė tregonin
ndonjė njohje, edhe nėse nuk akordohen, me njė armatė historianėsh e
sociologėsh qė na tėrheqin vėmendjen pėr nga proceset historike e
sociologjike tė cilat na bėjnė tė mundur pėr tė parė shpjegime mė pak
mitologjike mbi problemet e integrimit dhe tė tensioneve fetare nė
shoqėri.
Mbi tė gjitha duhet tė kujtojmė se njerėzit, fetarė apo jo,
janė qenie sociale, tė cilat i negociojnė vlerat e jetės sė tyre, qoftė
edhe ato fetare, sipas botėkuptimit qė u kushtėzon koha nė tė cilėn
jetojnė, realiteti nė tė cilin janė rritur, idetė qė informojnė epokėn
e tyre.
Nėse nuk kuptojmė kaq gjė nuk mund tė kuptojmė se pse pas gati
tre dekadash tė studimit tė shoqėrive myslimane studiuesi francez
Olivier Roy shkruan se fundamentalistė t janė mė pranė Marksit, se
Kuranit, apo pse, pas gjashtė vjetėve punė kėrkimorė nė terren pėr tė
shkruar librin e tij "Ballė pėr ballė me Islamin Politik", Franēois
Burgat na thotė se: Kurani nuk mund tė na ndihmojė pėr tė kuptuar
fondamentalizmin, ashtu siē Bibla nuk mund tė na ndihmojė pėr tė
kuptuar konfliktin nė Irlandėn e Veriut.
Tė kuptojmė pra qė problemet rreth besimtarėve nuk janė
pėrherė "fetare" dhe se kėrkimet globaliste nė skedėn historike tė njė
komuniteti fetar ndoshta nuk do tė na mund tė na shpjegojnė sot
problemet lokale tė disa anėtarėve tė kėtij komuniteti. Politologut
italian, ama, i mjafton njė vėshtrim i shpejtė nė Indinė e para 500
vjetėve pėr tė kuptuar se myslimanėt nuk mund tė integrohen nė Evropėn
e sotme.
Por ē\'mund tė na thotė ky debat i importuar mbi vetė
Shqipėrinė? Nga njė anė, duket sikur debati mbi fenė ėshtė vulosur me
sloganet e tolerancės sonė fetare e cila, pėr hir tė tolerancės sė
mirėfilltė fetare, duhet kaluar nė filtrin e studimeve tė mirėfillta
shkencore mbi qasjen e shqiptarėve ndaj fesė.
Ligjėrimet e tensioneve globale dhe ethet tona tė politikave
identitare kanė bėrė atė qė Elsa Ballauri quan si ndarjen e ""Ne" dhe
myslimanėt", ndarje qė detyrimisht sjell margjinalizim dhe diskriminim.
Sė dyti, duhet qartėsuar se pėrqafimi i ligjėrimit tė djathtė
evropian ndaj myslimanėve, edhe nė qoftė i pagabueshėm ky ligjėrim, nuk
mund tė aplikohet mbi myslimanėt shqiptarė, tė cilėt nuk janė emigrantė
nė Shqipėri. Sė treti, dhe mė e rėndėsishmja, duhet vėnė nė dyshim
politizimi i vazhdueshėm i fesė nė ligjėrimin politik shqiptar.
Genci Kojdheli nė artikullin e tij tek Mapo (nr. 159),"Minarja
e demokracisė shqiptare", nuk komenton shumėēka mbi fenė nė Shqipėri,
por e pėrdor "minaren", si metaforė pėr mangėsitė politike shqiptare qė
pengojnė integrimin nė Evropė.
Teksa pėrsėrisim shpesh se njė nga vlerat thelbėsore
perėndimore ėshtė ndarja e politikės nga feja, shohim njė insistim pėr
tė politizuar simbolet fetare dhe pėr t\'i vendosur ato nė ligjėrimin
antagonist tė politikave tė ditės.
Pėr sa kohė qė vazhdojmė ta bėjmė kėtė, do kontribuojmė vetėm
nė kthimin e minares, kėtij simboli fetar tė pėrdorur negativisht nė
artikullin e Kojdhelit, nė faktor politik.
Nėse tentojmė ta shohim minaren nė rolin e saj fetar apo si
pjesė e arkitekturės historike, atėherė do t\'i bėjmė tė mundur asaj njė
distancė tė shėndetshme nga politikat identitare ku ėshtė pėrfshirė
Evropa si pjesė e hesapit tė saj me tė kaluarėn e vet koloniale.
Nėse minarja do tė vazhdojė tė ketė rolin e vet tradicional
apo do tė kthehet nė njė totem politik, kjo varet jo pak edhe nga lloji
i metaforave nė tė cilat pėrfshijmė publikisht minaren.